Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUDRIUS PRAKURAITIS

Loja më e mirë deri tash

Loja më e mirë deri tash


30 December, 2022 @11:49

Trajneri lituanez i Bashkimit, Audrius Prakuraitis, në deklaratën e tij dhënë pas fitores së ekipit të tij ndaj Trepçës, ka thënë se kjo është ndeshja më e mirë që e kanë luajtur lojtarët e tij prej se ai është aty.

Përndryshe, Bashkimi mbrëmë befasoi Trepçën, duke e mposhtur në Minatori, ndërsa kjo ka qenë fitorja e parë e prizrenasve ndaj mitrovicasve këtë stinor në Superligë.

“Falemnderit,” ka nisur Prakuraitis bisedën e shkurt pas ndeshjes duke u drejtuar në shqip, për të vazhduar, “Puna e ditëve të kaluara ka nisur të shihet. Nuk është lehtë për lojtarët të kuptojnë trajnerin menjëherë. Na duhet kohë dhe besoj që me kalimin e kohës do të bëhemi edhe më të mirë,” ka thënë shkurt lituanezi që zëvendësoi Dragan Radulovicin në krye të ekipit portokallezi nga Prizreni.

Bashkimi ka mbyllur vitin me bilanc 6-10 në Superligë dhe ka punë për të bërë që nga java e dytë e janarit për t’i ikur rrezikut të PlayOutit, si dhe për të shpresuar në PlayOff.


 
Të gjitha lajmet nga