CHAMPIONS LEAGUE

Foto: Twitter
Manchester City - Monchengladbach zhvillohet në Busapest
10 March, 2021 @11:10
Manchester City përballet me Borussia Monchengladbach, të martën e 16 marsit në kuadër të Champions League, në ndeshjen e kthimit, me fillim nga ora 21:00.
Ndeshja është zhvendosur në terren neutral, do të zhvillohet në Budapest, me Manchester Cityn që do të luaj në cilësinë e vendasit.
Edhe ndeshja e parë ishte zhvilluar në terren neutral, poashtu në Budapest, në Puskas Arena. Citizens janë me një këmbë në çerek-finale pasi në ndeshjen e parë kanë fituar me rezultat 0-2.