MATCH REPORT: NEW BASKET - MARIGONA

Marigona si mysafire mposht NewBasketin
30 October, 2020 @22:09
Skuadra e Marigona Hill Prishtinës ka mposhtur sonte në Sezai Surroi NewBasketin, duke e fituar ndeshjen me 8 pikë dallim, 82-90.
Ish ekipi i Kerasan Prishtinës që këtë stinor ndërroi emrin, pas disavantazhit në çerek të parë 14-10, ka arritur të kthehet fuqishëm në çerek të dytë 20-34 për të bërë dallimin, që deri në fund nuk arriti të mbulohet nga ekipi prizrenas.
Kështu, në fund mysafirët u kthyen me “gjah të plotë” nga qyteti i vjetër.
Më efikasi te Marigona ka qenë Visar Ejupi, që ka luajtur me double-double prej 25 pikëve dhe 11 kërcimeve, ndërsa 20 pikë tjera në fitore i ka shtuar edhe Arbnor Haliti, i cili regjistroi edhe nga 5 asistime e kërcime.
Te vendasit 24 pikët e 9 kërcimet e Altin Gashit dhe 30 pikët e 15 kërcimet e Bardh Rexhës nuk mjaftuan për të arritur te fitorja.
DRITA

24 October, 2020 @11:39
Kapiteni i Dritës, Qëndrim Demi, ka treguar planet e Dritës për stinorin 2020/21. Demi në një bisedë me TopSportin ka…
AS PRISHTINA
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
13 October, 2020 @15:04
Trajneri i AS Prishtinës, Valentin Spaqi, për ndeshjen e Play Outit ndaj Trepçës, ka thënë se skuadra mitrovicase është favorite…
PLAY OUT / AS PRISHTINA - TREPÇA
13 October, 2020 @14:11
Pas 7 muajve pushimi, Superliga kthehet me ndeshjen e Play-Outit në mes të AS Prishtinës dhe Trepçës. Ndeshja e parë…
NE MITROVICE

Foto: KBTrepca/fb
6 October, 2020 @22:44
Të kompletuar në dukje, me kontrata të reja, të nënshkruara në vikendin që shkoi, basketbollistët e Trepçës kanë nisur përgatitjet…
SEZONI 2020/21

5 October, 2020 @21:02
Sot ka përfunduar afati kalimtar për basketbollistë dhe basketbolliste. Afati ka përfunduar për basketbollistë vendorë, derisa të huajt mund të…