BUCKS - MAVS

Mavs pa Doncicin, përfundojnë serinë e Bucksit
17 December, 2019 @9:25
Skuadra e Dallas Mavericksit, arriti ta mposht Milwaukee Bucksin, pa yllin Luka Doncic, me rezultat 116-120.
Doncic nuk luajti në këtë ndeshje për shkak të lëndimit, derisa në skenë ishin Kristaps Porzingis e Seth Curry. Porzingis luajti me 26 pikë e 12 kërcime, derisa edhe Curry luajti me 26 pikë.
Te Bucks nuk mjaftoi performanca prej 48 pikëve, 14 kërcimeve e 4 asistimeve të Giannis Antetokounmpos, për vazhdimin e serisë prej 18 fitoreve.
Dallas Mavericks me 18 fitore e 8 humbje gjendet në pozitën e tretë në Konferencën Perëndimore, derisa Bucks ka bilanc 24 fitoreve e 4 humbjeve deri më tani dhe gjenden në krye të Konferencës Lindore.