Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MH PRISHTINA - ISTOGU

Mbrojtja më e dobët por në pozitën e tretë!

Mbrojtja më e dobët por në pozitën e tretë!


12 March, 2020 @12:16

Marigona Hill Prishtina, aktualisht e ka mbrojtjen më të dobët në Ligën e Parë, por gjendet në pozitën e tretë.

Skuadra prishtinase e mposhti Istogun me rezultat 88-77 dhe u ngrit në TOP-3 me dy ndeshje më shumë.

Kujtim Ujkani në formë, përsëri ishte në skenë te MH Prishtina. Ai luajti me 29 pikë, 16 kërcime e 2 topa të rrëmbyer, derisa u ndihmua edhe nga Ari Karaxhiu me 16 pikë dhe Aron Laja me 13 pikë të tjera.

Te Istogu Andi Kabashi e Mirlind Zekaj u dalluan me nga 17 pikë secili.

TABELA AKTUALE

MH Prishtina me 6 fitore e 7 humbje gjendet në pozitën e tretë aktualisht edhe pse mbrojtja e saj është më e dobta deri më tani në ligë. MH Prishtina u bë skuadra e parë deri më tani që pësoi mbi 1000 pikë, kurse Istogu me 2 ndeshje më pak në pozitën e pestë me bilanc prej 6 fitoreve e 5 humbjeve.

Skuadra prishtinase në xhiron tjetër pushon, derisa Istogu përballet me Vëllaznimin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë