RAMIZ SADIKU 1-1 KIKA

Me barazim Ramiz Sadiku ruan pozitën e tretë
20 March, 2022 @15:57
Skuadra e Ramiz Sadikut ka barazuar sot në përballje ndaj Kikës së Hogoshtit për të ruajtur vendin e tretë në renditje tabelare të Ligës së Parë Grupi B.
Futbollistët prishtinas kanë barazuar ndaj ekipit që e fituan në xhiron e kaluar, ndërsa ka qenë Bardh Bylykbashi që ka shënuar nga penalltia golin për vendasit, ndërsa Dardan Dërmaku për mysafirët.
Ramiz Sadiku 1-1 Kika [Bardh Bylykbashi p. - Dardan Dermaku].
Të dyja skuadrat kanë qenë të kënaqura me rezultat, derisa mbijetesa duket e sigurt njëjtë sikurse edhe mundësia për Superligë, jo këtë stinor.
Në xhiron e radhës Ramiz Sadiku është mysafir i Vllaznisë, ndërsa Kika pret 2 Korrikun.