PEJA

Foto: KB Peja/Facebook
Me debutues, drejt fitores
3 February, 2015 @10:16
Sonte në Karagaç të Pejës, pritet të debutojnë tre përforcimet e fundit të ekipit verdhezi. Treshja amerikane, Jaleel Nelson, pastaj Mario Austin dhe Janou Rubin.
E nisin si lider
Ekipi i Boris Kurtovic, që përfundoi fazën e parë të ligës ballkanike me 4 fitore e 4 humbje, trashëgoi pjesën më të mirë të rezultateve në fazën e dytë, ku ia nis me bilanc 2-0 dhe 4 pikë të fituara.
Kështu, liderja aktuale e Grupit C, Peja, do të kërkojë hiç më shumë sesa fitore ndaj kundërshtarit malazias, Mornar nga Tivari, që të përforcojë veten në krye të tabelës, por edhe të ketë avantazh për ndeshjet e mëvonshme.
Nga ekipi pejan në ndërkohë janë larguar Samir Shaptahovic e Gerti Shima, derisa i ka kaluar suspendimi i Rron Grapcit e Vigan Radonit.
Rivali di të befasojë
Organizatori i skuadrës malaziase, Nikola Korac, është basketbollisti dukshëm më i dalluar i ekipit, derisa ekipi i tyre ka mesataren e moshës prej 23 vjet, që është një tregues mjaft i madh për rivalin e Pejës.
Së fundi ata janë përforcuar me Milos Latkovicin, derisa udhëtojnë në Pejë të kompletuar.
Ndërsa, për karakteristikë, ata janë treguar të fuqishëm ndaj Sigal Prishtinës në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.
Me kujdes të shtuar, me lojë ekipore, ndeshja e sontme nuk do të duhej të ishte ndonjë problem i madh për Pejën vendase, që udhëhiqet nga mijëra tifozë në Karagaç.
Sidoqoftë, i dëshirojmë fillim të mbarë skuadrave tona në Balkan League.
TABELAT E GRUPIT A DHE B TË PËRFUNDUARA
FAKTE:
Ndeshja do të referohet nga treshja: Aleksandar Milojevic, Igor Mitrovski dhe Ervin Koci. | |||
Peja dhe Mornari, nuk janë takuar asnjëherë më parë në ndeshje zyrtare të ligës ballkanike. | |||
Peja nis me bilanc 2-0 dhe 4 pikë Grupin C. | |||
Mornari nis me bilanc 1-1 dhe 3 pikë Grupin C. | |||
Kundërshtarët tjerë te Grupi C janë: Kumanovo dhe Craiova, që ndeshen nesër. |