HUMBJA E PARË

nba.com
Pas 19 fitoreve, vjen humbja
3 February, 2015 @9:05
Seria fenomenale e fitoreve të Atlanta Hawksit, përfundoi dje në ndeshjen kundër New Orleans Pelicansit.
Që nga fillimi i ndeshjes, është vërejtur se nuk ishte mbrëmja e shqiponjave, ngase e startuan ndeshjen duke i huqur tentimet që i bënin.
Pelikanët e New Orleansit, e mposhtën kundërshtarin më në formë në NBA, me rezultat 115-100, ku ylli i ndeshjes ishte Anthony Davis me 29 pikë e 13 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Eric Gordon me 20 sosh.
Në anën tjetër, 21 pikët e Jeff Teague, nuk mjaftuan për ta vazhduar serinë e fitoreve të Atlantës.
Kjo ishte humbja e nëntë e shqiponjave të Atlantës, derisa i kanë 40 fitore dhe gjenden në krye të Konferencës Lindore.
Video
Pelicans-Hawks