Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VLLAZNIA 1-2 RAMIZ SADIKU

Me Dervishollin në debutim, Ramiz Sadiku fiton si mysafir

Foto: KFRamizSadiku/fb

Me Dervishollin në debutim, Ramiz Sadiku fiton si mysafir


2 October, 2022 @19:03

Skuadra e Ramiz Sadikut ka arritur fitoren e dytë sezonale në kuadër të Ligës së Parë Grupi B, duke shënuar triumf në përballje ndaj Vllaznisë së Pozharanit. Vllaznia 1-2 Ramiz Sadiku [ n.n. - Marin Reka, Erduan Ibrahimi]

Ekipi kryeqytetas ka shënuar fitore falë golave të dyshes më të dalluar këto ditë në ekip, Marin Reka dhe Erduan Ibrahimi. Me këtë fitore “industrialistët” sado pak janë larguar nga fundi i tabelës, ndërsa ajo që vlen për tu përmendur është fakti se ekipi të dyja fitoret e këtij sezoni i ka shënuar si mysafir.

Në këtë ndeshje për Ramiz Sadikun debutoi trajneri i ri i skuadrës, Granit Dervisholli, që në ditët kur kishte pushim për shkak të ndeshjeve të kombëtareve zëvendësoi trajnerin e deritashëm të skuadrës, të larguarin Triumf Sinani.


 
Të gjitha lajmet nga