Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MATCH REPORT: GOLDEN EAGLE YLLI - RAHOVECI

Me fitore në derbi, Rahoveci bëhet i dyti

Foto: KBRahoveci/fb

Me fitore në derbi, Rahoveci bëhet i dyti


13 December, 2020 @18:57

Skuadra e Rahovecit ka shënuar fitore të rëndësishme në derbin e xhiros ndaj Golden Eagle Yllit dhe atë si mysafir për të mbyllur xhiron e shtatë të Superligës në vend të dytë të renditjes tabelare.

Golden Eagle Ylli u mposht nga Rahoveci në shtëpi me 20 pikë dallim, për rezultatin përfundimtar 76-96 [15-16, 15-22, 20-30, 26-28].

Pas çerekut të parë thuajse të barabartë, Rahoveci filloi thellimin e epërsisë në çerek të dytë për të çuar edhe më në çerek të tretë ashtu që të arrijnë qetë te fitorja në fund.

Alban Veseli ka qenë i shkëlqyeshëm sonte te ekipi i drejtuar nga Bujar Loci, ai ka shutuar me 50% saktësi për tre pikë 6-12 ndërsa ka shënuar 26 pikë në total, për të pasuruar llogarinë e tij edhe me 2 asistime e 6 kërcime.

TABELA AKTUALE

23 pikë tjera për vreshtarët i shënoi Isaiah Traylor, që luajti 40-minuta pa pushim, ndërsa shtoi edhe 4 asistime në llogari të tij.

bujar loci

Ndërsa me paraqitje u dallua edhe Edmond Kryeziu që dha 16 pikë, prej të cilave 3 treshe nga 4 tentime.

Te vendasit më i dalluari ka qenë Griffin Ramme që ka shënuar 21 pikë dhe ka dhënë 4 asistime për bashkëlojtarët. 16 pikë tjera i ka shënuar Valon Bunjaku, duke shtuar në llogari të tij edhe 5 asisstime e 8 kërcime.

Fitorja e çon Rahovecin në pozitë të dytë të renditjes tabelare me bilans aktual 5-2 pas 7 xhirosh, derisa Ylli me këtë humbje bie në pozitë të tretë duke pasur bilans 4-3, sikurse edhe Prizreni që është i katërti.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga