ANTONIS CONSTANTINIDES
“Më në fund luajtëm lojën tonë”
1 May, 2016 @21:23
Trajneri i Sigal Prishtinës, është ndarë i kënaqur me fitoren e sotme ndaj Bashkimit.
Ai ka thënë për kanalin televiziv Supersport se më në fund skuadra e tij ka treguar lojën e saj që di ta bëjë dhe se fitorja ishte plotësisht e merituar.
“Pas dy ndeshjeve të dobëta, më në fund reaguam mirë dhe luajtëm lojën tonë. Luajtëm shumë mirë dhe besoj se fitorja ishte e merituar.”
Strategu qipriot ndër tjerash bëri edhe krahasimin ndërmjet ndeshjeve të Ligës Ballkanike dhe ato të Kosovës, duke i vlerësuar më të rrezikshme këto të fundit.
“Unë lojtarëve të mi i kam thënë se ndeshjet në Kosovë, si Superligë ashtu edhe Kupë, janë më të vështira se ato të Ligës Ballkanike, për shkak se shpesh ndjehemi më të relaksuar dhe kjo ndonjëherë edhe na kushtoi,” tha Constantinides.