Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - RAHOVECI

Me një ndeshje më tepër, Prishtina del në krye të renditjes

Foto: KBPrishtina/fb

Me një ndeshje më tepër, Prishtina del në krye të renditjes


5 December, 2022 @20:56

Prishtina ka shënuar fitore rutinore ndaj Rahovecit sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, ndërsa me një ndeshje më shumë falë koshdallimit ka dalë në krye të renditjes tabelare të Superligës.

Ndeshja ishte paraparë që të luhej mbrëmë, mirëpo për shkak të mungesës së sigurisë në palestër, ishte shtyer për sonte. Sa i përket ndeshjes, hiç çerekun e dytë, Prishtina ka dominuar vreshtarët që janë të fundit në renditje, për t’i mposhtur në fund me 31 pikë dallim, 97-66 [25-13, 21-23, 22-16, 29-14].

TABELA AKTUALE

Dardan Berisha me 25 pikë ka qenë koshashënuesi më i mirë i ndeshjes, ndërsa ka shutuar 5/9 për tri pikë, bashkë me 3 asistime në fitore. Dustin Thomas ka shënuar 20 pikë, 7 kërcime e 4 asistime në fitore, ndërsa Brooks Debisschop kreu lojën me double-double prej 16 pikësh dhe 10 kërcimeve.

Në anën tjetër, te Rahoveci më i dalluari ka qenë Isaiah Manderson me 19 pikë e 10 kërcime.

Derisa Prishtina bën bilancin 9-4 pas 13 ndeshjeve të zhvilluara dhe merr kreun e Superligës me një ndeshje më shumë falë koshdallimit, Rahoveci mbetet i fundit në renditje, duke regjistruar pashmangshëm humbjen e 11 të stinorit, karshi vetëm 2 fitoreve që i ka.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga