AUDRIUS PRAKURAITIS
Më pak se 1 muaj në punë, fiton Kupën
19 February, 2017 @22:14
Trajneri lituanez i Sigal Prishtinës nuk i ka plotësuar as një muaj të qenit në detyrë te ekipi i tij, derisa ka fituar veçse trofeun e parë me bardhekaltërit.
Audrius Prakuraitis ka qenë triumfues sonte në duelin që ekipi i tij Sigal Prishtina e zhvilloi ndaj Pejës në finale të Final Fourit të Kupës së Kosovës, duke e mposhtur rivalin 77-66 në fund.
Prakuraitis nisi punën më 25 janar 2017 te Sigal Prishtina dhe është trajneri i tretë i ekipit këtë stinor.
Sot, më 19 shkurt, ai në CV-në e tij ka shtuar edhe një trofe - ndoshta pa marrë ende rrogën e parë si trajner i Prishtinës.