Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOGU - PRISHTINA E RE

Me përmbysje të madhe, Istogu ia bën sefte palestrës së re

Me përmbysje të madhe, Istogu ia bën sefte palestrës së re


29 October, 2021 @22:02

Skuadra e Istogut në duelin e skuadrave pa humbje ka dalë fituese falë paraqitjes së jashtëzakonshme në çerekun e fundit të ndeshjes.

Basketbollistët vendas kanë arritur të përmbysin epërsinë e madhe të Prishtinës së re, që gjithashtu deri sonte ka qenë pa humbje në kampionat, duke fituar çerekun e fundit me afro 20 pikë dallim për të fituar ndeshjen ngushtë 70-67 [19-29, 17-13, 9-17 dhe 25-8].

KB Istogu

Pas startit të mirë të Prishtinës së re të drejtuar nga Albert Sylejmani, Istogu ka nisur këndelljen, por mysafirët përsëri në çerek të tretë kanë thelluar avantazhin.

TABELA AKTUALE

E çka ndodhi në çerekun e fundit, duhet falenderuar palestrën e re, debutimin aty të ekipit, përkrahjen e pandalshme nga tribunat dhe lojën e jashtëzakonshme të Diamant Shabanit (21 pikë, 9 kërcime, 5 asistime) për fitoren e tretë radhazi në Ligë të Parë.

Pos tij, ka qenë Nderim Januzaj që është dalluar me double-double, duke dhënë 13 pikë dhe duuke kapur 18 topa nën kosh. Andi Kabashi luajti gjithashtu me pikë dyshifrore për vendasit sot, duke dhënë 10 sosh.

Te Prishtina e re që luajti tepër mirë në çerekët tek të ndeshjes, ndërsa në atë të fundit gjithçka i rrëshqiti nga dora, më i dalluari ka qenë Adhurim Aliaj me 22 pikë, 13 kërcime e 7 asistime. Ndërsa me nga 12 pikë ndeshjen e kanë kryer Arbër Sinani e Arti Islamaj.

Pas kësaj ndeshjeje, të parën në Istog për Istogun në palestrën e re, vendasit kanë bilans 3-0 dhe vazhdojnë rrugëtimin e tyre perfekt në kampionat, kurse Prishtina e re u mposht për herë të parë këtë stinor në Ligë të Parë dhe ka bilans 2-1.


 
Të gjitha lajmet nga