KUALIFIKIME PËR EUROBASKET
Me Washburn e Marinov, Bullgaria nis përgatitjet
7 June, 2016 @10:20
Reprezentacioni i Bullgarisë ka përcaktuar datat e grumbullimit të basketbollistëve për përgatitje para kualifikimeve për Eurobasket 2017.
Selektori bullgar, Ljubomir Minchev, ka ftuar 16 basketbollistë në përgatitje në mes të cilëve edhe dyshen që stinorin e kaluar luajti për Sigal Prishtinës, Stanimir Marinov dhe amerikanin e natyralizuar Jason Washburn.
Grupi kualifikues: Sllovenia, Ukraina, Bullgaria dhe Kosova
Bullgaria do t’i zhvillojë 2 miqësore me Maqedoninë në Samokov më 5 e 6 gusht, pastaj më 12 - 14 gusht do të merr pjesë në turne në Rumani, ndërsa më 20 gusht do të zhvillojë miqësore me Austrinë para asaj të fundit ndaj Shqipërisë më 26 gusht.
Bullgaria është në një grup kualifikues për Eurobasket 2017 me Ukrainën, Kosovën dhe Slloveninë. Ndeshjet e grupit luhen prej 31 gushti deri më 17 shtator 2016.
LISTA E REPREZENTACIONIT TË BULLGARISË:
Stanimir Marinov (192 cm, Sigal Prishtina) | Asen Velikov (187, Lukoil) | Ivan Lilov (196, Basket Latina) | Pavlin Ivanov (195, Lukoil) |
Chavdar Kostov (195, Kavala) | Hristo Zahariev (197, Lukoil) | Nikolay Stoyanov (195, Rilski atlet) | Chris Minkov (199, Lukoil) |
Alexander Vezenkov (206, Barcelona) | Alexander Janev (203, Boulogne) | Dimitar Dimitrov (203, Lukoil) | Alex Simeonov (200, Levski) |
Stanislav Vaklinov (207, Beroe) | Velislav Gylybov (207, Beroe) | Jason Washburn (210, Sigal Prishtina) | Darius Adams (188, Laboral Kucha) |