Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

Merci Parker

NBA

Merci Parker


2 November, 2012 @20:17

Përballja e finales së Konferencës Perendimore e vitit të kaluar, u luajt sot në fillim të stinorit 2012/13. Pra kjo ishte ndeshja e parë për nënkampionin Oklahoma, ndërsa për San Antonio ishte ndeshja e dytë e stinorit.

 

Oklahoma City, ia nisi ndeshjes sikurse nofka e tyre, pra si rrufe me një seri prej 8-0, por djelmoshat e trajnerit Gregg Popovich, u përgjigjën me 11 pikë duke vepruar si mysafirët. Pastaj ndeshja vazhdoi pothuajse kry më kry, ku përfundoi pjesa e parë me rezultat 45-40 në favor të skuadrës nga Texasi.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, San Antonio e shfrytëzoi rastin në një momentë kur koncenrtimi i lojtarëve të Oklahomës nuk ishte në nivel dhe e ngritën epërsinë në 10 pikë. Por pas një pushimi nga trajneri Scott Brooks, skuadra e tij arriti ta barazoj rezultatin në fund të çerekut të tretë në 66-66.

Ndërsa pjesa më emocionuese e ndeshjes ishte në fund të çerekut të katërt, rezultati ishte 84-84, topi ishte në duart e Russel Westbrookut, i cili bëri një asistim katastrofal tek Kevin Durant dhe e humbën rastin për ta fituar ndeshjen.

Në anën tjetër kishin mbetur vetëm 5 sekonda lojë, ku Green e kishte gjetur françezin Tony Parker, i cili nuk gaboi sikurse Westbrook dhe shënoi në fund ku e përfundoi ndeshjen me rezultat 86-84.

Më të mirët tek San Antonio ishin Tim Duncan me 20 pikë e 8 kërcime dhe Tony Parker i cili bëri double-double me 14 pikë e 11 asistime. Ndërsa 25 pikët, 14 kërcimet dhe 5 asistimet e Kevin Durantit nuk mjaftuan për fitore.

 


 
Të gjitha lajmet nga