PËRCAKTOHEN REFERËT

Mervan Bejtullahu e Gramos Shala ndajnë drejtësinë në gjysmëfinale të Kupës
4 April, 2023 @16:57
Nesër më 5 prill, e mërkurë, duke nisur prej orës 15:00 janë paraparë të luhen ndeshjet e para të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, ndërsa takohen Vushtrria-Prishtina dhe Llapi-Gjilani.
Përballjen Vushtrria-Prishtina do ta drejtoj Mervan Bejtullahu, gjyqtar kryesor, ndërsa Llapi-Gjilani është nën bilbilin e Gramos Shalës.
Të dyja ndeshjet do të jenë edhe nën mbikqyrjen e VAR-it.