Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - MH PRISHTINA

MH Prishtina me lehtësi, ngritet në krye të tabelës

MH Prishtina me lehtësi, ngritet në krye të tabelës


19 November, 2020 @18:01

Marigona Hill Prishitna, e mposhti me lehtësi Feronikelin me rezultat 88-98 dhe u vendos në krye të tabelës në Ligën e Parë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Dritëro Sefaja, nga minuta e parë e deri në fund asnjëherë nuk e lëshoi epërsinë dhe e regjistroi fitoren e radhës.

Edin Peci me 27 pikë, 8 kërcime e 4 topa të rrëmbyer ishte më i miri te MH Prishtina, derisa u dalluan edhe Drilon Shala me 14 pikë dhe Shpat Mustafa me 12 pikë të tjera.

Te Feronikeli Fisnik Hoti e Endrit Ibrahimi luajtën me nga 22 pikë secili, por nuk mjaftoi për fitore.

TABELA AKTUALE

Marigona Hill Prishtina së bashku me AS Prishtinën, janë dy skuadrat pa humbje deri më tani pas 4 xhirove në Ligën e Parë, derisa Feronikeli ka bilanc prej 1 fitoreve e 2 humbjeve.

Në xhiron tjetër MH Prishtina takohet me Dritën, kurse Feronikeli me AS Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë