Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 3: HEAT - LAKERS

Miami me mungesa ngushton epërsinë

FOTO / Miami

Miami me mungesa ngushton epërsinë


5 October, 2020 @8:57

Miami Heat arriti ta mposhtë Los Angeles Lakersin në ndeshjen e tretë të serisë finale me rezultat 115-104 dhe e ngushtoi serinë në 2-1.

Heat edhe në këtë ndeshje luajti pa yjet Goran Dragic e Bam Adebayo, por në skenë ishte Jimmy Butler.

Butler ishte i pakapshëm në parket. Ai luajti me shifrat magjike triple-double prej 40 pikëve, 13 asistimeve e 11 kërcimeve dhe u bë lojtari i tretë në histori të NBA-së me triple-double prej 40 pikëve pas Jerry Westit e LeBron Jamesit.

Në anën tjetër më i miri te Lakersat ishte LeBron James me 25 pikë, 10 kërcime e 8 asistime.

Ndeshja e katërt e serisë do të luhet më 7 tetor në ora 03:00.


 
Të gjitha lajmet nga NBA