Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FEUILLETON: MJ (1)

Michael Jordan (1) Njeriu që u bë simbol

Michael Jordan (1) Njeriu që u bë simbol


24 April, 2020 @15:55

“Number 23: M. J! Yeah” Reflektori përcjell basketbollistin me numër 23 në parket, ndërsa rreth 20 mijë shikues brohorisin e fishkëllojnë për më të madhin e basketbollit, sikur të kenë parë mrekullinë!

COCA COLA, McDONALD’S dhe MICHAEL JORDAN

Nëse ndonjëherë ka pas simbole tregtare Amerika, si Coca Cola ose McDonalds, prej viteve të ’90-ta të shekullit të kaluar asaj i është shtuar edhe M. J.

Ky i fundit, ka qenë njeriu, që nga shumëkush shihet si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave të këtij sporti.

Kur Michael Jordan u riaktivizua në basketboll në vitin 1995, aksionet në berzë nga kompanitë që kishin emrin e tij në përdorim fitimi u shtua për 2.3 miliardë dollarë. Po, miliardë. Mund të duket e pakapshme, por do ta shihni potencialisht në filmin “The Last Dance” që ka nisur në Netflix javë më parë.

MILIARDERËT

Aksionet e kompanive që përdornim emrin e tij, thjesht shpërthyen. “Nike” veshje dhe paisje sportive – rriti vlerën për 200 milionë dollarë. “Sarah Lee” veshje të brendshme – rriti vlerën për 500 milionë. Ndërsa, “Quaker Oats” pije freskuese – u ngrit për 100 milionë shtesë. “General Mills” – 500 milionë tjera, kurse “McDonalds” – rrumbullak 1 miliardë dollarë.

E pse mos të pagohej atëherë Jordani 82 mijë dollarë në ditë për kontratën e tij!

michael jordan

“Studio matematikën Michael! Do të të ndihmoj të kontrollosh paratë që do t’i fitosh,” i kishte thënë zonja Harding, simpatia e dikurshme nga Universiteti i North Carolinës.

Zonja kishte gabuar. Për një shumë të caktuar parash matematika të duhet patjetër. Por për shuma që kalonin 50 milionë dollarë në vjet, atëherë duhet të punësosh një ekip mjeshtërish financiarë për t’i orientuar ato nëpër tregje të ndryshe, bursa dhe investime të frytshme.

Prej parave që i fitonte Jordan nga rikthimi i tij në basketboll, llogarinë mund t’ia bënin vetëm të mëdhenjtë si Forbes, duke e futur atë në listën e më të pasurve të botës. Nëse për dikë mund të thuhet që e ka realizuar ëndrrën amerikane, atëherë ai është Michael Jordan. U nis nga askund, për të arritur në parajsën e suksesit.

RRUGËTIMI dhe PREJARDHJA E YJEVE

Në fakt, u nis nga Brooklyn i New Yorkut më 17 nëntor 1963. Zonja Jordan mbeti shtatëzënë për të lindur Michael Jeffreyn, prej ku familja mori rrugë drejt Wilmingtonit. Një qytezë që menzi kalonte numrin e 40 mijë banorëve në shtetin e North Carolinës të SHBA-ve. E sot i tërë Wilmingtoni krenohet që ka pasur një super-talent të tillë, një legjendë. Wilmington sot numëron mbi 100 mijë banorë.

michael jordan

Në SHBA është traditë që superyjet të vinë nga vende të vogla për atje, sikurse Wilmingtoni. Vende ku s’ndodh asgjë. E njëjta kishte ndodhur edhe për Charles Barkley që vinte prej Leedsit të Alabamas, një qytezë që kishte afro 9 mijë banorë atëherë. Legjenda tjetër Dominique Wilkins vinte prej Washingtonit të North Carolinës dhe numëronte njashtu pak më shumë se 8 mijë banorë. Larry Bird ishte bërë yll prej French Like në shtetin e Indianas, që në kohën e tij numëronte 2 mijë e 265 banorë. E kapakun e të gjithë këtyre yjeve që vinin nga qytezat e fshtarat më të vogla të SHBA-ve si rekord e mban ylli i dikurshëm i Utah Jazz, Karl Malone. Ai u lind në Summerfield të Louisianas, që rrafsh e barabartë atëherë kishte 200 banorë!

I kthehemi Michaelit. Ai e kreu të mesmen në Wilmingtonin e vogël, që kishte gjimnazin lokal. Ndërsa Michaelit i pëlqente shumë më shumë streetballi, që në qytezën e tij kishte mundësi plotë për lojë. (Vazhdon nesër)


 
Të gjitha lajmet nga NBA