Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FEUILLETON: MJ (4)

Michael Jordan (4) “I Love This Game”

Michael Jordan (4) “I Love This Game”


27 April, 2020 @11:00

Pjesa e fundit (LEXO: Njeriu që u bë simbol (I), Më i miri i ekipit (II) dhe Ai s’ishte vetëm basketbolli, ai ishte sporti (III))

Michael Jordan

Largimi i Jordanit nga NBA, ishte “termet” i llojit të vetë. Michael Jordan nuk ishte më një basketbollist superior, ai ishte shumë më shumë. Ai nuk ishte as sportist. Ai ishte vetë sporti.

• HUMBJET MILIARDËSHE •

Mediat amerikane raportuan për 4 miliardë dollarë rënie profiti në NBA, që prej largimit të Michael Jordanit nga basketbolli.

MJ

Michael Jordan i kthehet basketbollit pas 18 muajsh me arsyetimin se i mungojnë sfidat.

Thjesht, largimi i tij nga basketbolli u kuptua si një rebelim ndaj sistemit të NBA-së.

• FUNKSIONIMI I MARKETINGUT NË NBA •

NBA funksionon me dy superyje. NBA-së i duhen dy superyje për të funksionuar marketingu madhor. Rivaliteti i superyjeve sjell gjithçka. Kështu ka qenë dhe do të mbetet. Magic Johnson vs Larry Bird. Pastaj Magic Johnson vs Michael Jordan. Kur të dy u larguan, marketingu u rrënua tërësisht. U zbulua superylli i ri që e quanin Baby Terminator, Shaquille O’Neal. Por nuk mjaftone për rivalitet.

Michael Jordan

Me rikthimin e Jordanit, gjithçka u ngrit përsëri. Rivaliteti u kthye. Dy superyje ishin në skenë.

• PSE U KTHYE ME NR. 45 •

Jordan u kthye me numrin 45 në fanellë, që ka qenë numri i tij me të cilin ka luajtur në shkollë të mesme. Ai zgjodhi këtë numër për arsye sentimentale, që lidheshin me vrasjen e babait të tij.

Fanella e tij me numër 23 te Bulls ishte pensionuar për nder të tij. Mirëpo, që në stinorin e ardhshëm, 95/96, MJ iu kthye 23-shit të tij.

 

• STËRVITJET E HATASHME •

Michael Jordan iu fut stërvitjeve si asnjëherë më parë. Në fillim të stinorit 1995/96 ai kishte më së paku kilogram prej kur luante basketboll, ndërsa përqindjen më të vogël të yndyrës – vetëm 4%. Të gjitha tjerat ishin muskuj. Më 1 nëntor niste stinori.

• HISTORIKE 72 - 10 •

E pas gjithë atyre stërvitjeve, rikthimit të hatashëm dhe nisjes së stinorit – nuk ka çka të shtohet pos bilansit historik të stinorit. Chicago Bulls regjistroi stinorin më të mirë në histori të NBA-së, duke e përfunduar atë më 72 fitore e vetëm 10 humbje.

Michael i mori çmimet MVP dhe koshashënuesit më të mirë të stinorit. Ndërsa ekspertët e NBA-së panë se Michael nuk ishte ai i vjetri. Shumë më pak akrobacione në lojë, shumë më shumë tru. Intelektual i lojës, shumë më pak atraktiv, por prapëseprapë i pamundur të kopjohet.

• I LOVE THIS GAME •

“Gjithmonë e kam luajtur këtë lojë, sepse e dua këtë lojë” – tha Jordan dhe kjo do t’ju kujtohet menjëherë. Do t’ju kujtohet të gjithëve juve që keni parë ndeshje apo dëgjuar për NBA-në, se kjo fjali e tij u bë shenjë e NBA-së. “I LOVE THIS GAME”

Të tjerat për karrierën e basketbollistit më të mirë të të gjitha kohërave, mund t’i gjeni thuajse çdokund. Ai u bë 6 herë kampion i NBA-së. 6 herë MVP i finaleve. 5 herë MVP i stinorit. 14 herë All Star. 3 herë MVP në All Star. Dy të arta Olimpike me SHBA-në. 

Michael Jordan

I gjatë 198 centimetra, Jordan shënoi në NBA 32 mijë e 292 pikë, me mesatare 30.1 pikë për ndeshje; 6672 kërcime (6.2 mesatare) dhe 5633 asistime (5.3 mesatare).

Eleganca e tij në lojë, puna e këmbëve të tij përgjatë përgatitjes së depërtimit, syri i tij që e sheh ndeshjen dhe truri në veprim - janë të paimagjinueshëm ende në basketboll. (Fund i serisë)

Michael Jordan

 


FEUILLETON: MJ (3)

Michael Jordan (3) Ai s’ishte vetëm basketbolli, ai ishte sporti

NBA/Analiza

Michael Jordan (3) Ai s’ishte vetëm basketbolli, ai ishte sporti

26/04/20 @ 11:00

FEUILLETON: MJ (2)

Michael Jordan (2) Më i miri i ekipit

NBA/Analiza

Michael Jordan (2) Më i miri i ekipit

25/04/20 @ 11:00

FEUILLETON: MJ (1)

Michael Jordan (1) Njeriu që u bë simbol

NBA/Analiza

Michael Jordan (1) Njeriu që u bë simbol

24/04/20 @ 15:55

PRIZRENI STATS

Canada me mesatare mbi 20 te Prizreni

FBK Superliga

Canada me mesatare mbi 20 te Prizreni

26/04/20 @ 00:38

PEJA STATS

Henrik Sirko lider edhe në kërcime te Peja

FBK Superliga

Henrik Sirko lider edhe në kërcime te Peja

23/04/20 @ 19:35

FILLOJNË STËRVITJET

Stërvitjet në NBA fillojnë më 1 maj

NBA

Stërvitjet në NBA fillojnë më 1 maj

26/04/20 @ 00:27

PEJA STATS

Sirko koshashënuesi më i mirë te Peja 19/20

FBK Superliga

Sirko koshashënuesi më i mirë te Peja 19/20

22/04/20 @ 15:54

PEJA STATS

Reprezentuesi i Kosovës, asistuesi më i mirë i Pejës

FBK Superliga

Reprezentuesi i Kosovës, asistuesi më i mirë i Pejës

23/04/20 @ 14:02

MJ

Fanella e Jordanit, u shit për $216 mijë

NBA/International

Fanella e Jordanit, u shit për $216 mijë

20/04/20 @ 23:19

BASHKIMI STATS

Terik Bridgeman me mbi 200 kërcime te Bashkimi

FBK Superliga

Terik Bridgeman me mbi 200 kërcime te Bashkimi

20/04/20 @ 23:50

BASHKIMI STATS

Top koshashënuesit e Bashkimit 2019/20

FBK Superliga

Top koshashënuesit e Bashkimit 2019/20

20/04/20 @ 17:21

BASHKIMI STATS

Asistuesit më të mirë te Bashkimi 2019/20

FBK Superliga

Asistuesit më të mirë te Bashkimi 2019/20

20/04/20 @ 22:04

GRUPI A - ZVICRA

Murat Yakin me listë të gjerë, Zvicra me shpresa për EURO

Evropiani

Murat Yakin me listë të gjerë, Zvicra me shpresa për EURO

17/05/24 @ 11:24

VIDEO

Finalja (3) Highlights: Trepça-Ylli

FBK Superliga

Finalja (3) Highlights: Trepça-Ylli

17/05/24 @ 00:00

MË I MIRI I NDESHJES

Kevin Capers - MVP i Trepça-Ylli (3)

FBK Superliga

Kevin Capers - MVP i Trepça-Ylli (3)

16/05/24 @ 23:17

GRUPI E - UKRAINA

Serhiy Rebrov shpall listën ukrainase për EURO 2024

Evropiani

Serhiy Rebrov shpall listën ukrainase për EURO 2024

16/05/24 @ 22:30

GRUPI D - FRANCA

Didier Deschamps merr Barcolën, ritkhen Kanténë, lista e Francës për EURO 2024

Evropiani

Didier Deschamps merr Barcolën, ritkhen Kanténë, lista e Francës për EURO 2024

16/05/24 @ 22:01

GRUPI D - HOLANDA

Ronald Koeman publikon listën e gjerë të Holandës për EURO 2024

Evropiani

Ronald Koeman publikon listën e gjerë të Holandës për EURO 2024

16/05/24 @ 21:31

TRIUMFON TREPÇA

Trepça një hap para titullit, seria finale bëhet 2-1

FBK Superliga

Trepça një hap para titullit, seria finale bëhet 2-1

16/05/24 @ 21:05

REFERI I FIFAs NË DERBI

Derbi nën gjykimin e Genc Nuzës

FFK Superliga

Derbi nën gjykimin e Genc Nuzës

16/05/24 @ 16:44

GRUPI A - GJERMANIA

Julian Nagelsmann publikon listën e Gjermanisë për EURO 2024

Evropiani/Bundesliga

Julian Nagelsmann publikon listën e Gjermanisë për EURO 2024

16/05/24 @ 15:01

VENDIMET E KDE-së

KDE kërkon deklaratë shtesë nga Ballkani

FFK Superliga

KDE kërkon deklaratë shtesë nga Ballkani

16/05/24 @ 13:19


 
Të gjitha lajmet nga