Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FEUILLETON: MJ (3)

Michael Jordan (3) Ai s’ishte vetëm basketbolli, ai ishte sporti

Michael Jordan (3) Ai s’ishte vetëm basketbolli, ai ishte sporti


26 April, 2020 @11:00

Pjesa e tretë (LEXO: Pjesën e parë; LEXO: Pjesën e dytë)

Vjen koha e lëndimit. Jordan e then shputën. Shërohet në kohë rekord, duke befasuar edhe mjekët e skuadrës. Rehabilitohet.

• BASTI MË I LEZETSHËM •

Ekonomi i Chicagos kujton kur Jordani ishte paraqitur me gips në këmbë në palestër. Michael kishte hapur derën dhe shikonte nga dera, përmallueshëm. Ekonomi në tentim për të bërë shaka me Jordanin dhe duke ditur dëshirën e tij për të luajtur, i tha: “Mos vallë dëshiron të shënosh prej derës së hyrjes në kosh?” Jordan mati me sy distancën. Nuk kishte 20 metra largësi. I tha ekonomit: “Po, për 250 dollarë”.

Michael Jordan

Basti u vë, por ekonomi zemërgjerë i dha atij tre mundësi, që u treguan të jenë “fatale” për ‘te. Në të tretën, u dëgjua ajo çpuf e rrjetës në palestrën pa asnjë zhurmë tjetër, ndërsa MJ vite më pas do të tregon se ato ishin paratë më të ëmbla që i ka fituar në karrierë.

• RRITJA E MESATARES SË SHIKUESVE •

Në kohën kur erdhi Jordan te Chicago Bulls, ekipi kishte si mesatare 6 mijë e 300 shikues për ndeshje. Shpejt mesatarja u rrit në 17 mijë e 458, që ishte kapaciteti i plotë i palestrës së vjetër.

Michael Jordan

Amerikanët mbajnë gjithfarë statistikash dhe shpejt mesatarja u rrit në 18 mijë, që do të thotë se kishte njerëz që blenin biletë çdo ndeshje me rrezikun të qëndronin në këmbë përgjatë gjithë takimit – arsyeja dihej: për të shikuar të madhin Air Jordan, fluturimin e tij nëpër palestra.

• PËRFORCIMI I PIKAVE TË DOBËTA •

Kur arriti në NBA Jordan ishte vrapues i shpejtë dhe kërcyes i madh, thjesht fluturonte. Por, në mbrojtje ishte jo i mirë. Në verë të vitit 1987 ai punoi deri në pafrymë në mbrojtjen e tij personale dhe që në vitin e ardhshëm, ai u shpall mbrojtësi më i mirë i ligës! Po të njëjtin vit ai u bë edhe koshashënuesi më i mirë i stinorit dhe me këtë kombinim, mbrojtësi dhe koshashënuesi më i mirë – u bë i vetmi.

“Titulli, kjo është ëndrra dhe synimi im” – tha Jordan.

• MBI STATISTIKA •

E tërë statistika ishte kundër tij. Vetëm një herë në histori koshashënuesi më i mirë i ligës kishte marrë edhe titullin, Kareem Abdul Jabar me Milwaukeen.

“Më duhet ta fitoj titullin” – thoshte Jordan kur gazetarët ia tregonin këtë statistikë.

• ARDHJA E HIPPIE NGA NEW YORKU dhe TITUJT •

E kur thuhej se njëri ndër lojtarët më të talentuar të NBA-së do të mbetet pa titull kampioni, në Chicago vjen si trajner, hippie i dikurshëm i New Yorkut, Phil Jackson. Ai barrën e skuadrës e largoi nga Jordani, duke e shpërndarë proporcionalisht edhe te Scottie Pippen, Horace Grant e John Paxson.

Michael Jordan and Phil Jackson

Demat e Chicagos eksploduan. Bullmania u bë simbol i viteve të ’90-ta. Chicago u bë kampion tre herë radhazi: 1991, 1992 dhe 1993. MJ u bë MVP i kampionatit dhe i PlayOffit. Sukses i plotë.

• ARDHJA E EVROPIANIT MË TË MIRË dhe TRAGJEDIA •

Në verë të vitit 1993 për të përforcuar ekipin, Chicago Bulls blen basketbollistin më të mirë në Evropë. Kroati Toni Kukoc bëhet anëtar i ri i demave. Por, ardhja e tij kaloi në hije, pasi që në këtë verë vdes babai i Michaelit.

Toni Kukoc

Babai i Michaelit u gjet i vdekur, i vrarë në veturë nga disa plaçkitës, që shumë më vonë u kapën nga policia. Michael Jordan u humb. Mbeti pa njeriun që e donte më së shumti. Në tetor të vitit 1993 thërret konferencë për shtyp.

• VENDIMI •

“Po tërhiqem nga basketbolli. Tash e tutje do të luaj bejsboll profesionist për ekipin e Chicago White Soxit” – ishin fjalët e MJ-it në këtë konferencë që dridhën jo vetëm NBA-në, por tërë botën e basketbollit dhe më gjërë, sportin.

Michael Jordan

Largimi i Jordanit nga NBA, ishte “termet” i llojit të vetë. Michael Jordan nuk ishte më një basketbollist superior, ai ishte shumë më shumë. Ai nuk ishte as sportist. Ai ishte vetë sporti. (Vazhdon nesër, pjesa e katërt dhe e fundit e serisë së shkrimeve për Michael Jordanin)


FILLOJNË STËRVITJET

Stërvitjet në NBA fillojnë më 1 maj

NBA

Stërvitjet në NBA fillojnë më 1 maj

26/04/20 @ 00:27

FEUILLETON: MJ (1)

Michael Jordan (1) Njeriu që u bë simbol

NBA/Analiza

Michael Jordan (1) Njeriu që u bë simbol

24/04/20 @ 15:55

FEUILLETON: MJ (2)

Michael Jordan (2) Më i miri i ekipit

NBA/Analiza

Michael Jordan (2) Më i miri i ekipit

25/04/20 @ 11:00

PEJA STATS

Henrik Sirko lider edhe në kërcime te Peja

FBK Superliga

Henrik Sirko lider edhe në kërcime te Peja

23/04/20 @ 19:35

PEJA STATS

Reprezentuesi i Kosovës, asistuesi më i mirë i Pejës

FBK Superliga

Reprezentuesi i Kosovës, asistuesi më i mirë i Pejës

23/04/20 @ 14:02

BASHKIMI STATS

Terik Bridgeman me mbi 200 kërcime te Bashkimi

FBK Superliga

Terik Bridgeman me mbi 200 kërcime te Bashkimi

20/04/20 @ 23:50

PEJA STATS

Sirko koshashënuesi më i mirë te Peja 19/20

FBK Superliga

Sirko koshashënuesi më i mirë te Peja 19/20

22/04/20 @ 15:54

MJ

Fanella e Jordanit, u shit për $216 mijë

NBA/International

Fanella e Jordanit, u shit për $216 mijë

20/04/20 @ 23:19

NUGGETS KAMPIONË!

Denver Nuggets për herë të parë kampion në NBA

NBA

Denver Nuggets për herë të parë kampion në NBA

13/06/23 @ 10:51

MIAMI HEAT S'LEJON HISTORINË PËR BOSTON CELTICS!

Miami Heat ekipi i dytë në histori, që prej pozitës 8 siguron finalen e NBA!

NBA

Miami Heat ekipi i dytë në histori, që prej pozitës 8 siguron finalen e NBA!

30/05/23 @ 11:40

0.2 SEKONDA PARA FUNDIT, VENDOSET — SERIA BËHET 3-3

Celtics barazon serinë prej 3-0 në 3-3! Finalisti vendoset në ndeshjen e shtatë

NBA

Celtics barazon serinë prej 3-0 në 3-3! Finalisti vendoset në ndeshjen e shtatë

28/05/23 @ 13:01

PREJ 3-0 NË 3-2!

Celtics nuk dorëzohet, ngushton serinë

NBA

Celtics nuk dorëzohet, ngushton serinë

26/05/23 @ 08:22

LEBRON JAMES

I pasigurt për stinorin tjetër

NBA

I pasigurt për stinorin tjetër

23/05/23 @ 07:38

ARRITJE HISTORIKE E NUGGETS

Nuggets arrin historinë! Eliminon Lakersët me 4-0 për finalen e parë të NBA

NBA

Nuggets arrin historinë! Eliminon Lakersët me 4-0 për finalen e parë të NBA

23/05/23 @ 07:17

NJË HAP PARA FINALES SË MADHE

Miami para finales, ia bën 3-0 Bostonit

NBA

Miami para finales, ia bën 3-0 Bostonit

22/05/23 @ 11:38

HEAT DJEG CELTICS

Butler servon 35 pikë, Heat mposht Celtics

NBA

Butler servon 35 pikë, Heat mposht Celtics

18/05/23 @ 07:35

DENVER FITON! NIS SERINË ME EPËRSI

Lakers s’arrin rikthimin, Nuggets nis me epërsi serinë

NBA

Lakers s’arrin rikthimin, Nuggets nis me epërsi serinë

17/05/23 @ 10:47

LAKERS NË FINALE TË KONFERENCËS

Davis e LeBron çojnë Lakersin në finale të Konferencës, eliminohet kampioni

NBA

Davis e LeBron çojnë Lakersin në finale të Konferencës, eliminohet kampioni

13/05/23 @ 11:39


 
Të gjitha lajmet nga NBA