HALL OF FAME
Michael Jordan përfaqëson Kobe Bryantin në Hall Of Fame
15 April, 2021 @21:10
Hall Of Fame është një çmim që është krojuar për nder të krijuesit të basketbollit, James Naismith.
Këtë çmim e fitojnë zakonisht personat që japin kontribut për basketbollin profesionist të SHBA-ve.
Ceremonia e Hall Of Fame 2020 ishte shtyrë për shkak të gjendjes pandemike të krijuar, derisa do të mbahet më 15 maj 2021.
Sivjet do të nderohen 9 persona, derisa në këtë listë do të jenë: Kobe Bryant, Tim Duncan, Kevin Garnett nga NBA, Tamika Catchings nga WNBA, trajnerët Rudy Tomjanovic, Barbara Stevens, Eddie Sutton dhe Kim Mulkey, si dhe i ndjeri Patrick Baumann që ishte Sekretari i Përgjithshëm të FIBA-së.
Legjenda e basketbollit Kobe Bryant, e kishte humbur jetën tragjikisht në një aksident me helikopter, derisa është caktuar ta përfaqëson idhulli i tij Michael Jordan në ceremoni.