Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRITET RIKTHIMI

Mikaile Tmusic rikthehet shpejt

Mikaile Tmusic rikthehet shpejt


20 December, 2022 @1:30

Pas një lëndimi dhe operimi, Mikaile Tmusic, pritet t’i rikthehet Trepçës në ndeshjen e radhës në kuadër të Superligës.

Këtë njoftim e ka bërë të ditur vetë klubi gjelbërezi nga Mitrovica, në një njoftim me pyetje-përgjigje për adhuruesit e klubit, ndërsa ekipi mposhti Vëllaznimin në xhiron që e lamë pas.

Sipas njoftimit, reprezentuesi i Kosovës Tmusic është në fazën e fundit të rikuperimit dhe pritet që të luajë që në ndeshjet e radhës me ekipin e tij.

Trepca

Kujtojmë, Trepça është e katërta në renditjen tabelare të Superligës me bilanc neutral, prej 7 fitoresh e 7 humbjesh deri tash. Në lojërat e këtij stinori, para lëndimit, Tmusic kishte mesatare prej 11 pikësh dhe 3.3 kërcimesh për ndeshje, ndërsa luajti vetëm katër lojë në kuadër të Superligës dhe një në FIBA EuropeCup.

Ai njihet si lojtar me mbrojtje shumë të mirë për standardin e basketbollit të Kosovës, ndërsa rikthimi i tij pritet t’i shtojë cilësi Trepçës, e cila ka përforcuar së fundi skuadrën edhe me lojtarë si Jamel Artis dhe Musab Mala, ndërsa ka liruar Clevon Brownin dhe Samir Zekiqin.


 
Të gjitha lajmet nga