ISH LOJTARI I BASHKIMIT

Aaron Mitchell, me fanellë të Bashkimit/ BOROZANI/Lis Dorambari
Mitchell në BIBL
11 November, 2014 @11:01
Ish basketbollisti i Bashkimit, Aaron Mitchell, ka gjetur angazhim te ekipi i Balkan League dhe ligës malazeze, Teodo, njoftoi Eurobasket.
Mitchell që arriti finalen e Kupës së Kosovës me prizrenasit stinorin e shkuar ka pasur mesatare prej 14.3 pikëve për ndeshje, si dhe 4.7 asistime e 4.9 kërcime.
Teodo është ekip nga Tivati i Malit të Zi, që rregullisht në vitet e fundit është pjesëmarrës në ligën ballkanike.
Tabela aktuale e grupeve të BIBL
Këtë stinor, Teodo, është në grup me Pejën dhe pas dy xhirove ende nuk ka shënuar asnjë fitore në BIBL.