Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEBRON JAMES

Sjell fitoren me triple-double

bleacherreport

Sjell fitoren me triple-double


11 November, 2014 @10:30

Dëshira e madhe për t’i treguar tifozëve të Clevelandit se ai është Mbreti, bëri që Lebron James të regjistrojë triple-double’in e parë të stinorit për fitore të ekipit të tij ndaj New Orleans Pelicans sot. 

Lebron shënoi 32 pikë, 12 kërcime dhe 10 asisitime në fitoren e ekipit të tij, derisa Kyrie Irving regjistroi gjithashtu 32 pikë të shënuara, prej të cilave 27 në pjesën e dytë të ndeshjes për të arritur fitoren e tretë të stinorit. 

Çereku i tretë i ndeshjes u tregua të jetë vendimtar, kur Cleveland arriti të thellojë epërsinë ndaj ekipit nga Atlantiku, për të fituar 111-118 në fund. 

Te mysafirët, më i dalluari ishte Anthony Davis, me double-double prej 27 pikëve dhe 14 kërcimeve, derisa 32 pikët e rezervisitit Ryan Anderson nuk i ndihmuan fare Pelikanëve. 

Cleveland pas kësaj ndeshjeje ka bilanc neutral 3-3, derisa New Orleans ka bilanc të njejtë gjithashtu. 


Video

LeBron James



 
Të gjitha lajmet nga NBA