DWYANE WADE

REUTERS
Përkrahje nga Wade
10 November, 2014 @22:10
Dwyane Wade, në një deklaratë, tha se krahas startit të dobët të Clevelandit, LeBron Jamesi do ta këndellë skuadrën në ditët në vijim.
“Ai është i paisur me të gjitha të mirat që kërkon një lojtar. Edhe ne, në stinorin e parë, që ishim së bashku, e kemi përjetuar një gjë të tillë të ngjashëm. Mund të përjetoni këto gjëra, në fillim, në mes apo kah fundi i stinorit. Jamesi është zgjedhur katër herë MVP dhe është bërë dy herë kampion në NBA. Si një lider i vërtetë, jam i sigurt që do ta kalojë këtë fazë”.
Wade dhe LeBron, ishin bashkuar tek Miami në vitin 2010, Heat-i atë stinor kishte bërë një start prej 9 fitoreve e 8 humbjeve, ndërsa në fund të stinorit kishin arritur që të shkojnë deri në finale të madhe të NBA-së.
Video
LeBron James dhe Dwyane Wade