NË SAMOKOV
BOROZANI/Edrin Shkuliqi
Peja për fitore në Bullgari
11 November, 2014 @9:27
Njëra ndër skuadrat më të rrezikshme të ligës ballkanike, Rilski Sportist, pret sot Pejën në Samokov të Bullgarisë.
Bullgarët të cilët nuk kanë pësuar humbje ende, përkundër se të gjitha ndeshjet i kanë zhvilluar se vendas, do të kenë në dispozicion lojtarin Julian Norfleet që është kthyer nga lëndimi.
Peja, në anën tjetër, është lidere e grupit por me një ndeshje më shumë të zhvilluar se Rilski.
Andaj ekipi i Boris Kurtovicit do të kërkojë që të arrij fitoren e parë si mysafir ndaj ekipit që nuk ka humbur si vendas për t’i njoftuar me humbje dhe për të vazhduar lidershipin në Grupin A, ku bëjnë pjesë këto skuadra.
Peja nuk ka raportuar që ka probleme me lëndime, derisa pritet që të debutojë në BIBL këtë stinor qendra kroate Teo Simovic.
Shiko tabelat dhe rezultatet e deritashme në BIBL
Ndeshja do të udhëhiqet nga treshja e referëve: Igor Dragojevic, Damir Kunosic dhe Ervin Koci.
Në program të BIBL sot, përveç ndeshjes Rilski-Peja, është edhe ajo ndërmjet Mornar-Craiova, nga Grupi B.