Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISH-LOJTARI I PEJËS

Mocnik nuk e ka harruar KB Pejën

Mocnik nuk e ka harruar KB Pejën


27 April, 2023 @12:03

Ish-basketbollisti i Pejës, Jan Mocnik, është pensionuar nga basketbolli aktiv në moshën 36-vjeçare. Slloveni ka bërë të ditur se është përshëndetur nga basketbolli aktiv në llogarinë e tij personale të Facebookut, ndërsa në tribuna familjarët dhe miqtë e tij kanë qenë të veshur me fanellat e të gjitha ekipeve ku ai ka luajtur, në mes të të cilëve edhe te KB Peja.

Jan Mocnik

Mocnik ka qenë pjesë e Pejës gati një dekadë më parë, saktësisht gjatë stinorit 2013/14. Më pas ai ka vazhduar karrierën në Slloveni, ndërsa një kohë ka luajtur bashkë edhe me tash kapitenin e Yllit, Gëzim Morina. “Basketbollit i kam dhënë gjithçka, ndërsa basketbolli më ka dhënë shumë më shumë,” ka thën ndër të tjera Mocnik në njoftimin e tij përshëndetës.

 


 
Të gjitha lajmet nga