Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - TREPÇA

Mposht Trepçën, e treta me radhë për Pejën

Mposht Trepçën, e treta me radhë për Pejën


5 December, 2019 @23:35

Të tretën fitore me radhë në Superligë skuadra e Pejës e ka arritur sonte në takimin e luajtur ndaj Trepçës në “Karagaç”, ndërkohë për mitrovicasit kjo ishte humbja e pestë me radhë në Superligë, humbje e cila ia vazhdon krizën dikur skuadës më të mirë në Kosovë.

Një çerek i parë që u mbyll 24-9 bëri që përmirësimi i Trepçës në vazhdim të ndeshjes të mos vërehej shumë, me pejanët që veçse kishin krijuar epërsi solide, e fare në fund ndeshja u mbyll me 11 pikë epërsi, 90-79 për pejanët.

TABELA AKTUALE

Henrik Sirko ishte më i miri te Peja me 24 pikë, 11 kërcime e 6 asistime, derisa pikë dyshifrore shënuan edhe plot 5 lojtarë të tjerë. Në anën tjetër, te Trepça u veçua DJ Hanes me 30 pikë, 3 kërcime e 3 asistime.

Pas 13 ndeshjeve të luajtura, Peja ka bilanc 7-6, kurse Trepça ndodhet e parafundit me bilanc 2-11.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga