Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROLEAGUE

Mrekullia Olympiacos

Mrekullia Olympiacos


13 May, 2012 @3:32

Finalistët e Euroleagues, ia nisën ndeshjes me një mbrojtje agresive dhe çereku i parë përfundoi me rezultat të ulët 10-7 në favor të rusëve.

Në çerekun e dytë, katër minuta para përfundimit, organizatori i CSKA Moskës, Milos Teodosic, shënoi tre herë radhazi nga vija e treshes dhe e ngriti epërsinë në katërmbëdhjetë pikë me ç’rast pjesa e parë përfundoi me rezultat 34-20.

Në pjesën e dytë, në palestër ishte një CSKA pothuajse krejt tjetër, shënonin nga vija jashtë 6,75 sikurse të binte shi. Kësaj radhe, shiut u bashkangjit edhe gjiganti grek Olympiacos, në të cilën arritën një seri prej 14-0-ve në fund të çerekut të tretë e deri në fillim të çerekut të katërt.

Serinë e ndërpreu lituanezi Ramunas Siskauskas, mirëpo rusët ishin të hutuar dhe krejt në fund nuk arritën të ndalin grekun Georgios Printezis, i cili shënoi në sekondat e fundit dhe e rrëzoi CSKA Moskën me rezultat minimal 62-61.

Më të mirët në radhët e Olympiacosit ishte Papanikolau, i cili shënoi 22 pikë dhe Printezis me 11 pikë, ndërsa në anën tjetër Andrei Kirilenko luajti me 25 pikë e 10 kërcime.

MVP i Final Fourit u zgjedh Vassilis Spanoulis. Ky çmim për grekun ishte i dyti pas vitit 2009.


 
Të gjitha lajmet nga