Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

Muharrem Sahiti: Epitetin e favoritit duhet ta dëshmojmë në fushë

Foto: FFK

Muharrem Sahiti: Epitetin e favoritit duhet ta dëshmojmë në fushë


17 November, 2020 @21:57

Ndihmës-selektori i Kosovës, Muharrem Sahiti, në konferencën e sontme për shtyp të përfaqësueses së Kosovës para ndeshjes vendimtare për mbijetesë në Ligën C të Kombeve ndaj Moldavisë është shprehur se në përballje hyhet vetëm për fitore.

Sahiti ka marrë drejtimin e Kosovës, pasi që selektori zviceran Bernard Challandes ka rezultuar pozitiv para ndeshjes miqësore ndaj Shqipërisë.

Gjilanasi Sahiti ka thënë se Kosova në këtë ndeshje është favorite, por këtë duhet ta dëshmojë në fushë. Kurse rikthimi i Bersant Celinës dhe Herolind Shalës në ekip, ua shton motivin.

TABELA AKTUALE, REZULTATET, NDESHJET

“COVID-19 dhe dëmtimet na kanë prekur më së shumti. Në asnjë ndeshje nuk kemi qenë komplet dhe atë jo vetëm me një ose dy lojtarë por në çdo ndeshje kemi pasur 5-6 mungesa të rëndësishme dhe kjo sigurisht që e ka bërë të vetën. Sigurisht që rikthimi i Shalës dhe Celinës na motivon për fitore. Mendoj se jemi penalizuar më së shumti, por tani gjendja e lojtarëve është e mirë. Paraqitja ndaj Slovenisë na ka ngritur moralisht,” ka thënë fillimisht Sahiti.

Sa i përket Moldavisë ai ka thënë se nuk është kundërshtare e lehtë.

“Moldavia nuk është kundërshtar i lehtë, por ne jemi favorit dhe duhet ta dëshmojmë këtë në fushë. Ne hyjmë vetëm për fitore,” ka shtuar ai duke folë për rivalin e nesërm.

Kosova ende nuk ka shënuar fitore në Grupin 3 të Ligës C të Kombeve dhe ka fituar 2 pikë nga 5 ndeshje të zhvilluara.

Përfaqësuesja duhet të luftojë nesër për fitore, që të sigurojë mbijetesën në Ligën C të Kombeve për edicionin e ardhshëm të kësaj gare.

Në përballjen e parë zhvilluar në Itali ndaj Moldavisë, pasi që moldavët nuk pranojnë Kosovën si shtet dhe nuk lejuan hyrjen tonë atje, Kosova kishte barazuar 1-1, me golin e Benjamin Kolollit.


 
Të gjitha lajmet nga