Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FORMATI I GARAVE TË FIBA EUROPE CUP

Mund të kualifikohet edhe si e treta

Dardan Berisha, basketbollist i Sigal Prishtinës/ BOROZANI/ D.S.

Mund të kualifikohet edhe si e treta


27 November, 2015 @12:14

Sistemi i garave të FIBA Europe Cup i mundëson edhe katër ekipeve më të mira të vendeve të treta në grupe që të sigurojnë fazën e radhës. 

Kjo pasi që sistemi i garave në fazën e radhës të FIBA Europe Cup kërkon 32 skuadra. 

SISTEMI I GARAVE

Aktualisht në FIBA Europe Cup bëjnë pjesë 56 skuadra të ndara në 14 grupe (prej A deri në N). Gjithashtu, 7 grupet e para (A-G) përbëjnë Konferencën 1, ndërsa 7 të dytat (H-N) përbëjnë Konferencën 2. 

Dy të parat nga çdo grup (A-N) kualifikohen që përbëjnë 28 skuadra nga 14 grupet aktuale. Por, për të plotësuar numrin e ekipeve në fazën e radhës, duhet të jenë 32 skuadra. 

Kjo do të thotë që edhe 4 vendet e treta më të mira do të sigurojnë kualifikimin në fazën e radhës të FIBA Europe Cup. Konfernca 1 (A-G), jep dy ekipe si të treta më të mira, ndërsa Konferenca 2 (H-N), dy ekipe tjera. 

Kompletimi i 32 skuadrave pastaj do të formojë fazën e radhës të FIBA Europe Cup, ku do të krijohen 8 grupe, prej Grupit O deri në Grupin V. 

E nga këto 8 grupe, atëherë kualifikohen vetëm dy të parat, që formojnë 16-shen e fundit të FIBA Europe Cup, ku pastaj luhet sistemni i eliminimit deri në katërshen përfundimtare dhe me Final Four, përcaktohet triumfuesi i kësaj gare, të re në basketbollin europian. 

MUNDËSIA

Sigal Prishtina bën pjesë në Grupin K të FIBA Europe Cup që përfshihet në Konferencën 2. Se a do të arrijë pozitën e tretë më të mirë, do të kuptohet pasi që të përfundojnë të gjitha ndeshjet e fazës së parë grupore të garës. Sigal Prishtinës i duhet fitorja ndaj AEK-ut dhe humbja e Astanas ndaj Energias për të shkuar sigurt në fazën e radhës si vendi i dytë në grup. Mirëpo nëse Astana fiton, Prishtina (me fitore ndaj AEK) do të përfundojë e treta, që e fut atëherë në kombinimin e 7 ekipeve nga vendet e treta në Konferencën 2, prej ku kualifikohen vetëm 2 më të mirat. E kjo, kuptohet kur krejt ndeshjet e fazës grupore përfundojnë. 

Sistemi i garave, FIBA Europe Cup
Sistemi i garave, FIBA Europe Cup


TABELA AKTUALE E GRUPIT K:

1 Energia 5 ndeshje 4 - 1 9 pikë
2 AEK Larnaca 5 ndeshje 2 - 3 7 pikë
3 Sigal Prishtina 5 ndeshje 2 - 3 7 pikë
4 Astana 5 ndeshje 2 - 3 7 pikë

 
Të gjitha lajmet nga