GRUPI F: LAZIO 3-1 DORTMUND
Muriqi debuton në Champions, Lazio nis me fitore
20 October, 2020 @23:11
Lazio ka nisur mbarë Ligën e Kampionëve, ku u kthye pas 13 vitesh mungesë.
Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi në anën tjetër pas debutimit në Serie A debutoi edhe në Ligë të Kampionëve, duke u fut në lojë nga trajneri Simone Inzaghi në minutën e 67 të ndeshjes.
Muriqi pati një rast për të shënuar, ndërsa ekipi fitoi 3-0 [Immobile 6, Hitz 23ag, Akpro 76 - Haaland 71].
Thomas Strakosha në portë të Lazios ishte si zakonisht stabil, derisa u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 84 të të ndeshjes.
Vedati në anën tjetër, me ndeshjen e sontme bëhet lojtari i parë i reprezentacionit të Kosovës që luan në Ligë të Kampionëve.
Kështu me tre gola të shënuara në ndeshje, Lazio merr tre pikët e para në Grupin F duke dalë i pari në grup me golaverazh.
Në ndeshjen tjetër të grupit Brugge mposhti Zenitin 1-2.
TABELA, GRUPI F:
1. Lazio 3p
2. Brugge 3p
3. Zenit 0p
4. Dortmund 0p