SUPERLIGA

TOPSPORTI / ARKIV
Musab Mala drejt Prizrenit?
27 June, 2023 @10:55
Pasi u shpall nënkampion me Trepçën në sezonin që e lamë pas, Musab Mala duket se do të ndërrojë skuadër.
Sipas burimeve të TopSportit, basketbollisti mitrovicas karrierën do ta vazhdojë te skuadra e Prizrenit.
Ish-basketbollisti i Trepçës, Bashkimit, Vëllaznimit, Lipjanit e Rahovecit, sezonin e kaluar nuk pati shumë minutazh te Trepça, e sipas të gjitha gjasave sezonin e ri ai do ta kalojë në Prizren.
Skuadra e Prizrenit thuhet t’i ketë vazhduar kontratat edhe me dyshen Urim Zenelaj e Qëndrim Ajazaj, që ishin pjesë e rëndësishme e skuadrës në sezonin që e lamë pas.
Javëve në vazhdim, mbetet të shihet se a do të zyrtarizohet transferi i Malës te Prizreni si dhe dy vazhdimet e kontratave në fjalë.