OKLAHOMA
Durant s’lejon më befasi
8 May, 2014 @12:34
Kevin Durant, para ndeshjes mori trofenë e MVP-së para tifozëve, i cili edhe tregoi një performancë ku iu përshtat çmimit të fituar.
Ndeshja përfundoi me rezultat 112-101 në favor të Oklahomës, kurse Durantulla me Westbrookun, ishin pothuajse të pa ndalshëm.
Durant luajti me 32 pikë, 12 kërcime e 9 asistime dhe vetëm për një asistim nuk arriti të regjistrojë triple-double, por këtë e bëri partneri i tij, Russell Westbrook me 31 pikë, 10 kërcime e 10 asistime, ku ia sollën fitoren e parë OKC, në gjysmëfinale.
Ndërsa në anën tjetër, u dallua J.J. Redick me 18 pikë, por nuk mjaftuan për fitoren e dytë të Clippersave.
Trajneri i Los Angelesit Doc Rivers, e analizoi ndeshjen në fund:
“Ata bënë atë që iu tha trajneri Scott Brooks, ata na bënë të ndjejmë këtë, ishin shumë më të ashpër, ne nuk ishim fizikisht aty, ndoshta edhe mentalisht, ne thjesht nuk arritëm sonte, apo ndoshta Oklahoma, arriti të fitojë”.
Ndeshja e radhës do të luhet më 9 maj në Los Angeles.
Video
Durant & Westbrook