SAN ANTONIO
Parker dirigjoi Spursin drejt fitores
7 May, 2014 @13:18
Pas një serie të lodhshme kundër Dallas Mavericksit, djelmoshat e trajnerit Gregg Popovich, ia nisën gjysmëfinales me fitore duke e mposhtur Portland Trail Blazersin, me rezultat 116-92.
Tony Parker, ishte në disponim për ndeshje, ku shkëlqeu me 33 pikë, 9 asistime e 3 kërcime, kurse të njejtën performancë, tregoi edhe LaMarcus Aldridge, 32 pikë e 14 kërcime, por fitorja i takoi San Antonios.
Lojtari i Portlandit, Damian Lillard, i thurri lavdata San Antonios pas ndeshje:
“Kjo është një skuadër kampione, ata kanë një energji të pazakontë.”
Ndeshja e radhës do të luhet përsëri në AT&T Center, me 8 maj.
Video
Tony Parker