SUPERLIGA
Natyralizohen dy basketbollistët e Prishtinës
25 January, 2022 @17:48
Para pak çastesh, skuadra e Prishtinës ka bërë të ditur se janë natyralizuar dy basketbollistët e saj.
Jetmir Zeqiri dhe Jan Palokaj do të jenë shtetas të Kosovës dhe mund të luajnë edhe për përfaqësuesen e Kosovës.
Jan Palokaj aktualisht është asistuesi më i mirë i Prishtinës, derisa edhe Jetmir Zeqiri është njëri ndër më të mirët e Prishtinës në trapez.