Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS FITOREVE NË BULLGARI

Nazor: Fitoret në Bullgari, na ndihmojë për më tej

Foto: BIBL

Nazor: Fitoret në Bullgari, na ndihmojë për më tej


23 December, 2021 @19:18

Trajneri i Prishtinës, Ante Nazor, pas fitoreve që ekipi i tij i arriti në dy ndeshje të zhvilluara në Bullgari, ka thënë se këto do ta ndihmojnë skuadrën për ndeshjet e radhës në Grupin B të BIBL.

Prishtina, pasi që mposhti Beroen në Stara Zagora, ka fituar edhe ndaj Akademikut në Plovdiv mbrëmë. Këto rezultate kanë bërë që Prishtina të jetë ndër ekipet më të mira në këtë grup, pasi që bardhekaltërit aktualisht kanë bilans 5-2.

BIBL

“Ka qenë ndeshje e mirë, ndërsa është luftuar nga të dyja palët për secilin top që nga fillimi deri në fund të ndeshjes. Për ne është shumë me rëndësi të mposhtet një ekip si Akademik jashtë. Kemi nxjerrë rezultate të mira nga ndeshjet në Bullgari. Do të na ndihmojnë në ndeshjet tjera. Sa i përket objektivave nuk kemi diçka të caktuar, por dëshirojmë të sfidojmë secilin kundërshtar në secilën ndeshje,” ka thënë Nazor për faqen zyrtare të BIBL, pas fitores së arritur në Plovdiv.

Kujtojmë, Prishtina kishte nisur stinorin në BIBL me dy humbje. Pas kësaj, ka ardhur periudha pozitive për Plisat, ku tashmë kanë rreshtuar pesë fitore radhazi.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League