Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARASHIKIM

NBA 2020/21, parashikime për sezonin e ri

NBA 2020/21, parashikime për sezonin e ri


Shkruan: Arian Paçarizi

22 December, 2020 @12:36

Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA, sonte pas mesnate do të fillojë me dy ndeshje.

Ndeshja e parë e sezonit 2020/21 do të fillojë nga ora 01:00 dhe do të jetë mes Brooklyn Nets - Golden State Warriors, kurse ndeshja e dytë në ora 03:00 derbi i Los Angelesit, Lakers - Clippers.

Në NBA sivjet në stinorin e rregullt nuk do të luhen 82 ndeshje, por është caktuar të luhen nga 72 ndeshje, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Nga secila Konferencë, nga 6 skuadra shkojnë direkt në Play Off, jo nga 8 si zakonisht.

Pozitat 7-8 dhe 9-10 në secilën Konferencë, luajnë mes vete.

Dy fituesit e dueleve 7-8 shkojnë në Play Off, kurse edhe humbësit e dueleve 7-8 e kanë një mundesi. Ata luajnë me fituesit e dy dueleve 9-10, për biletat e fundit të Play Off-it.

Skuadra e vetme kanadeze, Toronto Raptors, ndeshjet nuk do t’i luajë në Kanadë, por në Tampa të Floridas, derisa nëpër salla do të ketë edhe tifozë me numër të kufizuar.

a

Kampioni aktual i NBA-së, Los Angeles Lakers, siç po shihet edhe sivjet do të shpallet kampion në NBA. Lakers sivjet në skuadër i shtoi lojtarët: Marc Gasol, Montrezl Harrell, Wesley Matthews dhe Dennis Schroder, për t’u bërë kandidati kryesor për titull.

a

Nëse do të jenë të shëndoshë që nga fillimi, nga Konferenca Lindore mund të shkojë në finale edhe Brooklyn Nets me Kevin Durant, Kyrie Irving e DeAndre Jordan.

Fillojmë tani me parashikimet tona për sezonin 2020/21.

Skuadrat që do ta arrijnë Play-Offin 2020/21:

Konferenca Lindore:

1.Brooklyn Nets
2.Milwaukee Bucks
3.Boston Celtics
4.Miami Heat
5.Philadelphia 76ers
6.Toronto Raptors
7.Washington Wizards*
8.Atlanta Hawks*
9.Orlando Magic*
10.Indiana Pacers*

*(Skuadrat që do të luftojnë në play-in për biletat e fundit të Play-Offit)

Konferenca Perëndimore:

1.Los Angeles Lakers
2.Denver Nuggets
3.Los Angeles Clippers
4.Portland Trail Blazers
5.Utah Jazz
6.Houston Rockets
7.Golden State Warriors*
8.Phoenix Suns*
9.New Orleans Pelicans*
10.Dallas Mavericks*

*(Skuadrat që do të luftojnë në play-in për biletat e fundit të Play-Offit)

Në finale të NBA-së sivjet do të jetë dueli në mes të Brooklyn Nets e Los Angeles Lakers.

Çmimet individuale:

Sa i përket çmimeve individuale, MVP i sezonit të ri sivjet parashikojmë që do të jetë Luka Doncic. Konkurrentët e tjerë për MVP pritet të jenë edhe Damian Lillard, LeBron James e Giannis Antetokounmpo.

Numri 2 i Draftit 2020 James Wiseman, parashikojmë të zgjedhet “Rookie of the Year”.

Çmimet tjera i parashikojmë kështu:

Trajneri i vitit: Steve Nash (Brooklyn Nets)
Most Improved Player of the Year: Derrick White (San Antonio Spurs)
Defensive Player of the Year: Anthony Davis (Los Angles Lakers)
6th man of the Year: Montrezl Harrell (Los Angeles Lakers)

Gjithsesi, këto parashikime janë shumë të hershme, sidomos kur dihet që deri në Play-Off shumë gjëra do të ndryshojnë. Skuadrat mund të përforcohen/dobësohen në afatin kalimtar, lojtarë të ndryshëm mund të pësojnë lëndime, trajnerë mund të shkarkohen, e shumë gjëra të tjera, mirëpo neve na mbetet vetëm të tentojmë të parashikojmë dhe të shijojmë magjinë e ligës më të fortë basketbollistike në botë.


 
Të gjitha lajmet nga NBA