Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMUNIKATA E NBA-së

NBA në bisedime me Walt Disney për vazhdim të stinorit!

Foto: B/R

NBA në bisedime me Walt Disney për vazhdim të stinorit!


24 May, 2020 @8:08

Drejtuesit e NBA-së janë takuar me kompaninë e njohur Walt Disney, ashtu që të shikojnë mundësinë për vazhdimin e stinorit në Orlando, ka bërë të ditur komunikata zyrtare e ligës sot.

Në qytetin e Orlandos të shtetit Florida, aty ku gjendet ESPN Wide World kompleksi sportiv, NBA ka nisur takimet me kompaninë Disney që ka në pronësi kampusin masiv aty.

Në komunikatë është bërë e ditur se të gjitha stërvitjet, skudrat, lojtarët do të qëndrojnë në një qendër. Së pari shëndeti, pastaj respektimi i protokollit dhe më vonë vazhdimi i stinorit.

Zëdhënësi i NBA-së Mike Bass ka bërë të ditur se ende janë në bisedime dhe po sqarohen gjërat, por ajo që po bisedohet është që ky kompleks do të përdoret për gjithçka që i nevojitet ekipeve deri në fund të stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga NBA