Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI

Ndahen rrugët me trajnerin Pavic

Ndahen rrugët me trajnerin Pavic


24 February, 2022 @12:59

Rezultatet jo të mira në ligë të Kosovës, përkundër suksesit befasues në Kupë duke arritur finalen e garës, ka bërë që kroati të jep dorëheqje nga detyra e tij. Së paku kështu ka bërë të ditur klubi.

Branimir Pavic ka dhënë dorëheqje dhe prej sot Bashkimi është duke shikuar trajner të ri në treg të trajnerëve të lirë, për të çuar edicionin 2021/22 deri në fund.

“Trajneri i deritashëm i skuadrës sonë, Branimir Pavic, nuk do të jetë më pjesë e KB Bashkimi. Bashkëpunimi me kroatin është ndërprerë pas dorëheqjes së tij, duke besuar që ekipi ka nevojë për rifreskim. Falenderojmë Pavic për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës,” ka bërë të ditur njoftimi i KB Bashkimi sot.

Gjithashtu, skuadra ka shkruar se shpejt do të emërojnë trajnerin e ri, që pritet të çojë ekipin deri në fund të stinorit.

“Së shpejti do t’ju njoftojmë me emrin e trajnerit të ri,” ka përfunduar komunikata e klubit portokallezi nga Prizreni.

Pavic, me këtë ka mbyllur edhe përvojën e tretë të tij në Kosovë, pasi që e kishte nisur me Pejën vite më parë, për të vazhduar me Vëllaznimin në stinorin e kaluar, derisa ka qenë trajner i Bashkimit që nga fillimi i sezonit 2021/22 deri sot.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga