LAKERS

REUTERS/Danny Moloshok
Nderohet Abdul Jabbar
17 November, 2012 @18:38
Kishte shkatërruar shumë rekorde gjatë karrierës së tij, 6 herë u bë kampion në NBA, 6 herë u zgjedhë MVP, gjithashtu 19 herë u zgjedh në skuadrën All- Star.
Tani skuadra Los Angeles Lakers, vendosi që ta nderojë lojtarin, ku ia bënë statujën e tij përpara sallës Staples Center.
Statuja e tij është bërë nga bronzi, duke shutuar në stilin e tij të famshëm ‘hook’, e vendosur rreth sallës Staples Center sikurse statujat e Jerry Westit dhe Magic Johnsonit.
Jabbari në ceremoni u shpreh me një fjalor qesharake duke thënë: “Jam shumë i lumtur që e përfunduam ceremoninë, pa e ndotur statujën zogjët”.