GAME 1: PENZA-BASHKIMI
Ndërpritet ndeshja e parë finale
26 April, 2018 @21:59
Ndeshja e parë finale ndërmjet Penzës dhe Bashkimit është ndërprerë 3 minuta para fundit të ndeshjes, kur u sulmua gjyqtari Blendi Fejza.
Rezultati ka qenë 40-51 në të mirë të Bashkimit në atë moment, derisa një anëtare e kryesisë së ekipit pejan, ka sulmuar gjyqtarin për të çuar në ndërprerje të takimit.
Deri në këtë moment, Bashkimi ka kontrolluar ndeshjen përmes amerikaneve Broën dhe ëilliams dhe ka qenë shumë afër fitores së parë të serisë finale të Play-Offit me lojë.
Deri në atë moment, te Penza më efikasja ka qenë Saranda Daci me 16 pikë, ndërsa te Bashkimi, Khadija Brown me 17 të shënuara.
Tash i mbetet FBK-së të vendos për epilogun.