GAME 4: ZALGIRIS - OLYMPIACOS
Të parët në Final Four
26 April, 2018 @21:30
Duke eliminuar fituesin e trefishtë të Euroligës, Olympiacos, Zalgiris është bërë ekipi i parë që ka arritur në Final Four të garës elitare të basketbollit europian.
Me fitoren e sontme 101-91, duke e bërë serinë 3-1, ekipi lituanez ka arritur të plasohet i pari në katërshen e madhe të garës, duke eliminuar ekipin athinas.
Zalgiris sonte krijoi distancë në rezultat përgjatë çerekut të dytë (28-15) dhe të tretë (27-19), pasi që i pari kaloi 23-22. E në çerekun e fundit, mundi i grekëve nuk arriti më shumë se 23-35, për përfundimtaren 101-91 në të mirë të vendasve.
Kevin Pangos me 21 pikë e 4 asistime ka qenë më i dalluari në ndeshje, ndërsa kontribut të madh dha edhe Edgaras Ulanovas me 20 pikë e 9 kërcime, në fitoren e ekipit të Sarunas Jasikeviciusit.
Në anën tjetër, Vassilis Spanoulis me 19 pikë e 6 asistime, Janis Strelnieks me 17 pikë e 4 asistime si dhe Kostas Papanikolaou me 15 pikë, 3 kërcime e 3 asistime nuk mjaftuan për të barazuar serinë dhe për ta çuar atë në ndeshjen e fundit, duke përfunduar këtu stionrin në gara europiane.