Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA NDESHJES SË FUNDIT

Ndeshja e fundit, për përshëndetje të U21

Kosova U21 duke kryer stërvitjen e fundit në Samsun para ndeshjes me Turqinë U21, që luhet më 17 nëntor, me fillim prej orës 17:00 Foto: FFK

Ndeshja e fundit, për përshëndetje të U21


16 November, 2020 @23:34

Kosova U21 nesër do të zhvillojë ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për EURO 2021. Shpresat e dardanëve luajnë ndaj Turqisë U21 dhe në rast të fitores mund të dalin nga pozita e parafundit, për ta përfunduar grupin në vend të katërt.

Mundësitë teorike për kualifikim janë shuar dy muaj më parë. Djelmoshat tashmë kanë udhëtuar në Samsun të Turqisë dhe kanë zhvilluar stërvitjen atje para ndeshjes së nesërme.

Por, kjo ndeshje përveç që i jep fund ciklit kualifikues, i jep fund edhe një gjenerate të lojtarëve, të cilët për shkak të moshës nuk do të kenë të drejtë loje më për Kosovën U21.

Muharrem Jashari, Edison Kqiku, Ardit Nika, Florian Smakiqi, Ramiz Bytyqi, Blend Idrizi, Blend Baftiu, Valon Hamdiu dhe Valdrin Mustafa - nuk do të jenë më pjesë e Kosovës U21 dhe tash e tutje duhet të tregohen më shumë me ekipet e tyre për të shpresuar në ftesë prej seniorëve.

Nga shumë media është përfolë se edhe selektori i Kosovës U21, mitrovicasi Rafet Prekazi, do të ketë ndeshjen e fundit këtë ndaj Turqisë U21, pasi që për shkak të rezultateve nuk do t’i vazhdohet kontrata.

Kosova U21 e nisi ciklin kualifikues me 2 fitore radhazi. Mposhti jashtë Andorrën 0-4 dhe në Fadil Vokrri Turqinë 3-1.

Më pas erdhi seria negative. Humbën ndaj Anglisë U21 2-0, ndaj Shqipërisë U21 2-1, Ndaj Austrisë U21 4-0, ndaj Anglisë U21 0-6, ndaj Austrisë U21 0-1, për të ndërprerë serinë negative në muajin e kaluar ndaj Andorrës U21 në shtëpi, 1-0 me golin e Mirlind Dakut.

Pas kësaj erdhi edhe humbja ndaj shpresave kuqezi 0-1 dhe gjithçka do të merr fund nesër në Samsun të Turqisë, pranë brigjeve të Detit të Zi.


 
Të gjitha lajmet nga