EUROLEAGUE

Ndeshjet përcaktuese
29 February, 2012 @18:26
Në kuadër të ndeshjeve të fundit të fazës grupore të Euroleague, në grupin G ndeshje interesante do të jetë ajo ndërmjet Unics-it dhe Panathinaikos-it, ku do të përcaktohet lideri i grupit pasi që skuadrat gjinden në pozitat 1 dhe 2 në tabelë me nga 3 fitore dhe 2 humbje, secila. Ndeshja tjetër e grupit do të jetë Armani Milano - Fenerbahçe Ulker, ku të dyja skuadrat do të luajnë për fitore për të shpresuar kualifikimin në playoff, edhe pse me gjasa minimale.
Në grupin H, Regal Barcelona e cila i ka 5 fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, do të takohet me skuadrën izraelite Maccabi Tel Aviv, e cila gjendet në pozitën e dytë me 3 fitore dhe 2 humbje. Ndeshja tjetër e këtij grupi do të luhet në mes të skuadrës Zalgiris Kaunas dhe skuadrës italiane Bennet Cantu. Barcelona e ka siguruar kualifikimin në çerekfinale.