PËRFUNDON PJESA VJESHTORE E STINORIT
Nesër dhe pasnesër, xhiroja e fundit
16 December, 2015 @17:51
Xhiroja e fundit e Superligës për stinorin vjeshtor nis nesër dhe përfundon pasnesër. Peja është padiskutueshëm kampione e stinorit vjeshtor, pasi ka bilanc më të mirë se ndjekësit e parë të saj Sigal Prishtina e Bashkimi, pa marrë parasysh rezultatin në këtë xhiro.
Lideri i pamposhtur i Superligës luan ndaj Trepçës në Karagaç, por në cilësinë e mysafirit, pasi që Trepça ende nuk e ka të përfunduar palestrën “Minatori”.
Dyshja në fjalë takohen të premten në atë që do të duhej të ishte derbi i Superligës.
Duelet tjera zhvillohen nesër, ku Bashkimi pret Vëllaznimin në Prizren, ndërsa Ylli i bën konak Sigal Prishtinës në Suharekë.
Kerasan Prishtina e fundosur, pushon.
Orari dhe gjyqtarët e xhiros XIV:
E enjte, 17 dhjetor 2015, Ora 19, Prizren; | Bashkimi - Vëllaznimi | Gjyqtarë: Xhaviti Beqiri, Atdhe Goçaj, Fisnik Ramadani. | Duelet e deritashme: BAS 1-0 VEL |
E enjte, 17 dhjetor 2015, Ora 19, Suharekë; | Ylli - Sigal Prishtina | Gjyqtarë: Daut Mehmeti,, Xhelal Mumini , Artan Gashi. | Duelet e deritashme: YLL 0-1 PRI |
E premte, 18 dhjetor 2015, Ora 16, Pejë; | Trepça - Peja | Gjyqtarë: Faton Kurshumlija, Burim Berisha, Dardan Maxhuni. | Duelet e deritashme: TRE 0-1 PEJ |
Pushon: | Kerasan Prishtina | - | - |