Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NEW BASKET

New Basket kalon Vushtrrinë, shkon në finale të Kupës

New Basket kalon Vushtrrinë, shkon në finale të Kupës


11 February, 2022 @15:47

Pas Istogut, finalisti i dytë i Kupës së Kosovës në Ligën e Parë është ekipi prizrenas New Basket.

Skuadra e drejtuar nga Arben Elshani triumfoi në gjysmëfinale ndaj Vushtrrisë me rezultat 85-71, për të shkuar kështu në finale ku do të përballet me Istogun, që dje triumfoi ndaj Vëllaznimit në gjysmëfinale.

Falë shpërthimit të menjëhershëm të bashketbollistit Jordan Robinson, New Basketi e nisi furishëm çerekun e parë dhe e mbylli atë 20-9, duke krijuar kështu epërsi të hershme.

Më pas, vushtrriasit u përmirësuan në çerekun e dytë, por edhe ky çerek u mbyll në të mirë të prizrenasve, 24-22, dhe kështu skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve me rezultat 45-31.

E fitorja e New Basketit u vendos në çerekun e tretë. Këtë dhjetëminutësh prizrenasit e mbyllën 28-15, për të shkuar kështu në çerekun e fundit me epërsi të thellë dhe me ndeshjen pothuajse të mbyllur. Çereku i fundit u mbyll në të mirë të Vushtrrisë, 12-25, por kjo nuk mjaftoi për ndonjë përmbysje senzacionale dhe ndeshja u mbyll me fitore të New Basketit, 85-71 pas 40 minutave lojë.

Jordan Robinson me 25 pikë, 5 kërcime e 2 asistime ishte më meritori në fitoren e New Basketit sonte, ndërkohë që përveç tij, edhe 4 lojtarë të New Basketit takimin e mbyllën me pikë dyshifrore. Visar Ejupi, Hajriz Hazeri e Idoll Pallushi shënuan nga 11, e Gent Shala shtoi 10 pikë e 11 kërcime.

a

Sa i përket Vushtrrisë, Anes Gashi me 25 pikë, 6 kërcime e 3 asistime ishte dukshëm më i dalluari sot. Përveç tij, te Vushtrria pikë dyshifrore pati vetëm edhe Albion Imeri (16 pikë, 5 kërcime, 5 asistime).

Kështu, New Basketi falë fitores së sotme shkon në finale të Kupës, ku e pret Istogu. Finalja e Kupës së Kosovës në Ligën e Parë te meshkujt luhet të dielën (13 shkurt) me fillim nga ora 12:00.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës