NEW BASKET - BOREA

New Basket ngritet në pozitën e tretë
12 March, 2022 @22:29
Skuadra prizrenase, New Basket, duke e mposhtur Borean me rezultat 113-90, arriti një fitore shumë të rëndësishme për Play Off.
New Basket ka dominuar në shumicën e kohës në këtë ndeshje, derisa Jordan Robinson ishte i pakapshëm.
Robinson shkëlqeu me 40 pikë, 13 kërcime, 8 asistime e 6 topa të rrëmbyer te New Basket, derisa u ndihmua edhe nga Visar Ejupi me 21 pikë, Egzon Kuqi me 16 pikë e 13 kërcime dhe Hajriz Hazeri me 13 pikë.
Te Borea u veçuan Sokol Nila me 23 pikë, Valtrim Kastrati me 19 pikë e 15 kërcime dhe Jetmir Bojku me 16 pikë.
New Basket me 9 fitore e 6 humbje ngritet në pozitën e tretë, kurse Borea me 7 fitore e 8 humbje gjendet në pozitën e gjashtë.
Në xhiron tjetër New Basket përballet me AS Prishtinën, derisa Borea pret MH Prishtinën.